Shivai e sjell Anikën në shtëpi dhe thotë se ajo do vazhdojë të qëndrojë por kjo gjë e nxeh Pinkin. Texh kërkon të martojë Omin me vajzën e biznesmenit Çada pasi kështu do të arrijë të bëhet një nga biznesmenët më të fuqishëm në vend. Om nuk pranon dhe babai i vajzës kërcënon Texhin. Rudra papritur thotë se do martohet ai me vajzën që refuzoi Omi.
Shivai mëson se Rudra është martuar me Somian dhe i gjuan atij me shpullë. Rudra dhe Somia i thonë se ata u martuan në gjendje të dehur dhe se kjo martesë nuk ka kuptim për ta. Ditën kur Rudra bën ceremoninë me vajzën e z.Çada në televizor del lajmi se ai është martuar me Somian. Familja e z.Çada e anulojnë martesën dhe largohen.
Texh akuzon Shivain se ja ka dërguar ai medias videon e martesës së Rudrës dhe Somias. Ndërsa Pinki javë fajin Anikës pasi sheh videon në telefonin e saj. Xhanvi tenton vetëvrasjen pasi Texh i jep letrat e divorcit. Anika zbulon se ka qenë Tia ajo që i ka dërguar videon në telefon dhe i tregon Shivait.
Texh vendos të fejohet me Zvetlanën. Që ata mos të fejohen bashkë Omi merr hapin e madh. Ai vendos të fejohet vetë me Zvetlanën dhe ajo pranon në këmbim të parave. Familja Oberoi tronditet.
Gjatë një sherri mes tyre Shivai e shtyn Anikën. Ajo bie dhe humb kujtesën. Tia përfiton nga situata dhe i lë një letër Anikës ku i shkruan se duan ta vrasin. Anika frikësohet nga të gjithë në familje./revistawho.com







