Shivai i tregon Tixhit se Anika e zgjidhi çështjen dhe se ajo është më e zgjuar sesa duket. Tixh falenderon Anikën dhe i thotë se ajo është pjesë e familjes. Pinki kujtohet që e ka parë Shilpën në një reklamë dhe ja tregon videon të gjithëve. Xhanvi vjen dhe thotë se z.Çabra dhe familja e tij kanë ardhur në Mumbai për të parë Priankën. Gjyshja thotë se ata kanë ardhur thjesht për ta parë. Shivai dhe Omi thonë se Prianka është akoma e vogël. Xhanvi thotë se Prianka nuk është e vogël dhe se ata janë familje e mirë. Rudra kundërshton dhe thotë se nuk do e lejojë. Om pyet Priankën. Ajo thotë se do bëjë siç do vendosë Xhanvi. Shivai merr një telefonatë dhe nxehet kur mëson se Gajatri nuk do futet në burg pasi ka paguar garanci. Prianka bëhet gati për të takuar atë djalin dhe familjen e tij. Z.Çabra dhe bashkëshortja e tij vijnë dhe përshëndeten me familjen Oberoi. Çabra thotë se djemtë e tij po vijnë me një makinë tjetër. Anikës i ngec byrzylyku tek Shivai. Ata i japin dorën në të njëjtën kohë z.Çabra. Ai uron Shivain dhe Anikën për martesën dhe i thotë se janë bërë për njëri tjetrin. Pinki i thotë Çabras se Shivai nuk është i martuar me Anikën. Shivai i thotë se Anika është organizatorja e dasmës së tij. Rudra dhe Omi qeshin. Shivai i thotë të pushojnë. Anika dhe Somja marrin Priankën dhe e sjellin në dhomën e ndjenjes shkruan revistawho. Edhe Rexhan dhe Dev djemtë e z.Çabra vijnë. Prianka largohet menjëherë pasi Somja i ka treguar se Rexhan nuk është djalë i mirë dhe se dikur ata kanë qenë në një lidhje dhe ai e la. Anika shkon t’i tregojë Shivait. Somja i tregon Priankës për Rexhan por djali që ka ardhur për Priankën është tjetri me emrin Dev. Anika i tregon Shivait dhe ai flet me Devin. Shivai i thotë Devit se nëse e lëndon Priankën do e vrasë./revistawho.com