Somia merr në telefon Rudrën dhe i përgjigjet Romi. Somia shqetësohet. Romi i dërgon një video dhe Somia tronditet nga gjendja e Rudrës. Ajo i thotë Romit se do i tregojë Shivait dhe Omit nëse nuk e liron Rudrën. Romi e kërcënon. Anika shkon tek Shivai dhe i thotë të zgjedh për diçka që duhet në dasmë. Shivai është shumë i nxehur dhe përplas një pjatë në mur. Ai lëndon dorën dhe i del gjak. Anika i thotë pse e bëre. Shivai e pyet po ti pse e bëre. Anika i thotë çfarë bëra por Shivai nuk ja thotë për çfarë e ka fjalën. Ai i thotë Anikës të largohet. Somia i tregon Omit për Romin dhe videon. Om tmerrohet kur sheh videon dhe të dy vendosin të shkojnë tek shtëpia e Romit. Anika merr në telefon Tian dhe i thotë të vijë të provojë fustanin e dasmës. Tia i thotë Anikës ta provojë ajo. Shivai vishet dhëndër. Anika vjen e veshur me fustanin e nusërisë. Shivai dhe Anika kujtojnë momentet e tyre së bashku. Anika i thotë Shivait të thotë përpara se të jetë shumë vonë. Ai nuk i thotë asgjë. Tia bëhet nuse por është e mërzitur dhe mendon për bashkëshortin e saj shkruan revistawho. Texh dhe Shakti presin njerëzit që kanë ardhur për dasmën. Om dhe Somia arrijnë në shtëpinë e Romit por rojet nuk i lejojnë të futen brenda. Ata sillen sikur janë besimtarë të perëndisë Romi dhe arrijnë të hyjnë në shtëpinë e saj. Ata tronditen kur shohin Rudrën të lidhur me zinxhir në shtrat. Om dhe Somia lirojnë Rudrën. Romi vjen dhe i thotë se do i djegë nëse i marrin Rudrën. Rudra i thotë Romit se nëse i del prapë përballë do e vrasë. Ata largohen. Gjyshja i thotë Anikës të thërrasë Tian dhe Shivain që të fillojë dasma./revistawho.com







