Zvetlana i tregon Tias një acid dhe planifikojnë ta vrasin Anikën. Anika i çon ushqim Omit por ai thotë se nuk është i uritur. Anika i tregon se kur zihet me Sahilin i merr shumë uria dhe hanë shumë ushqim. Anika i thotë Omit se është me fat që ka një familje dhe nuk duhet ta lërë që një situatë e keqe ta prishë familjen e tij. Om e dëgjon Anikën dhe ha ushqimin. Anika shkon tek Somia dhe i thotë se ka vështirësi me anglishten pasi sheh vetëm filma indian. Somia i sugjeron të shohë filma të huaj por Anika i thotë se ka skena të turpshme dhe nuk mund t’i shohë. Ajo thotë se nuk arrin ta kuptojë Shivain kur flet anglisht. Somia fillon t’i mësojë disa fjalë. Anika shkon tek Shivai dhe i thotë se e mësoi çfarë do të thotë kur skuqesh. Shivai i thotë se do i bëjë një kafe meqë e gjeti ndërsa Anika shkon t’i bëjë kafen e zezë që pi Shivai. Zvetlana dhe Tia hyjnë në dhomën e Shivait dhe hedhin ilaçin në makinerinë e kafes. Shivai kalon aty por nuk i shikon shkruan revistawho. Zvetlana dhe Tia largohen. Shivai vjen dhe hedh kafe në filxhan. Anika e derdh kafen padashje mbi gazetë. Gazeta digjet dhe të dy habiten. Anika e kupton që diçka kanë hedhur në kafe. Ajo i thotë Shivait se e ka jetën në rrezik. Shivai thotë se do e gjejë kush është ai që kërkon ta vdesë. Anika shkon në dhomën ku po qëndron Zvetlana dhe sheh se sandalja e saj është djegur. Ajo e kupton që Zvetlana është ajo që kërkon të vrasë Shivain. Anika shkon t’i tregojë Shivait por ai i thotë se do punësojë një investigator privat. Xhanvi i kërkon Zvetlanës të largohet nga shtëpia Oberoi pasi Om është i lënduar. Zvetlana pranon të largohet. Duke u larguar ajo shtyn karrocën dhe bie nga shkallët revistawho. Zvetlana qan dhe i thotë Texhit se dikush e shtyu. Texh sheh Xhanvin dhe e akuzon se donte të vriste Zvetlanën. Ata zihen dhe Xhanvit i del në mbrojte Pinki. Texh thotë se Zvetlana do qëndrojë në këtë shtëpi sepse është në këtë gjendje për shkak të tij. Xhanvi i lutet mos ta bëjë këtë sepse Om do mërzitej shumë. Om vjen dhe thotë se nuk e ka problem që Zvetlana të qëndrojë. Të gjithë habiten./revistawho.com








