Në redaksinë ‘TetovaSot’ një djalosh 27-vjeçar ka dërguar një deklaratë se ai e ka mbajtur këngëtaren me çdo gjë. Djaloshi është një biznesmën i fuqishëm në vendin e tij, ndaj dhe nuk ka lejuar që Xhesikës t’i mungojë asgjë. Ai ka deklaruar se Xhesika e ka bërë gjithë këtë bujë për të rritur çmimin tek ‘bosat’ e tjerë. Po ashtu ai ka dërguar dhe një foto ku shihet me dy këngëtaret rivale,Xhesika dhe Gugu, që kanë bërë zhurmë në media këto ditë me deklarata të forta rreth politikanëve tanë.