Britney Spears po rikthen një prej pamjeve të saj më ikonike – vetëm disa ditë pasi Blake Lively e solli sërish në qendër të vëmendjes!
Lively, 36 vjeç, mori vëmendje të martën, më 6 gusht, pasi mori pjesë në premierën e filmit të saj të fundit, It Ends with Us në qytetin e Nju Jorkut, me një fustan vintage të Versace që Spears, 42 vjeç, e kishte veshur në 2002.
Dhe fustani vezullues, asimetrik nuk ishte dublikat. “Është fustani aktual i Britney,” tha Lively.
Ndërkohë Spears në një postim në Instagram të shpërndarë të shtunën, më 10 gusht, veshi një fustan të ngjashëm me shkëlqim, megjithëse shumë më të shkurtër, të cilin ajo e deklaroi si një “VERSION I PËRDITËSUAR I fustanit tim VERSACE 2002 !!!”
“MË PELQEN MË SHUMË,” shtoi ajo.