Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga BBV në skenën e madhe: Egli Tako njofton koncertin e saj të parë!  07/07/2025
Diddy po planifikon një rikthim? Ja me kë po bashkëpunon në fshehtësi nga burgu! 07/07/2025
“I kam përgëzuar”, Fjoralba nuk e la pa koment dyshen Nevina-Kiara në moderimin e Portokallisë! 07/07/2025
Livia rikthehet dhe ka një mesazh të drejtpërdrejtë për Mevlanin! 07/07/2025
Horoskopi i kësaj jave paska premtime, para, zënka dhe 3 shenja me fat! 07/07/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Blendi Fevziu: Kam merak për tim atë dhe vajzën e vogël

07/04/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Blendi Fevziu: Kam merak për tim atë dhe vajzën e vogël

Pasditen e djeshme, i ftuar tek “Rudina” ishte gazetari i njohur, Blendi Fevziu. Ai ka folur për situatën që ka shkaktuar Koronavirusi në vend dhe ndjesitë e tij. Ai ka qenë gati çdo natë në transmetime direkte, por a ka patur frikën e infektimit?





Gjithashtu Fevziu tregoi se e kishte idenë që Shqipëria do bëhej pjesë e kësaj harte që në momentin e parë që ndodhi në Kinë sepse jetojmë në një botë të integruar dhe gjërat që ndodhin diku, njëkohësisht të prekin dhe ty.

Blendi Fevziu: Unë e kisha idenë që Shqipëria do bëhej pjesë e kësaj harte, që në momentin e parë që ndodhi në Kinë. Unë kam bërë emisionin e parë ndër gjithë mediat shqiptare, emisionin dedikuar asaj që po ndodhte në Wuhan. Madje në atë moment pati shumë njerëz që më thanë ç’e humbe audiencën me Wuhan, kush çan kokën çfarë ndodh në Kinë. Në fakt unë e kam gjithmonë bindjen dhe e kam pasur që sot jetojmë në një botë globale, në një botë të integruar. Dhe të jetosh në një botë të integruar do të thotë që gjërat që ndodhin diku, njëkohësisht të prekin dhe ty. Unë që në fillim e ndoqa, pata dhe një kurizitet më të madh për të parë  se çfarë po ndodhte, edhe në ambientet miqësore e përmendja shpesh dhe nuk isha fare i papërgatitur. Natyrisht ritmi i kësaj që po ndodh ishte jashtë çdo lloj logjike normale, ishte jashtë asaj që unë mund të mendoja, por që do të vinte dhe që situata do të agravonte ishte e kuptueshme.


Rudina Magjistari: Të ka trembur ndopak ?

Blendi Fevziu: Jo fare! S’kam patur asnjë shqetësim. E para njëherë trembja në vetvete kam merak për tim atë, kam merak se në rast se do prekem do e kem të vështirë për të zhvilluar emisionin, vetëm po qeshë i intubuar se po të jem do ta bëj në Skype, në çdo rrethanë. Kam merak për vajzën e vogël, se gjithsesi duhet të rrish 2-3 javë pa e takuar, për familjen. Vetë personalisht nuk kam ndonjë shqetësim. Madje një moment po mendoja, i thashë dhe drejtorit të Spitalit Amerikan, ka ndonjë metodë të injektohet, të infektohem që ta kaloj se pastaj herën e dytë thonë, fiton një lloj lirie, pra izolohesh dy javë, por fiton një lloj lirie. Por pikëpyetja është se ti nuk e di si e kalon, domethënë si do reagojë trupi.




Tags: Blendi Fevziu
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga BBV në skenën e madhe: Egli Tako njofton koncertin e saj të parë! 
Breaking News

Nga BBV në skenën e madhe: Egli Tako njofton koncertin e saj të parë! 

07/07/2025
Diddy po planifikon një rikthim? Ja me kë po bashkëpunon në fshehtësi nga burgu!
Breaking News

Diddy po planifikon një rikthim? Ja me kë po bashkëpunon në fshehtësi nga burgu!

07/07/2025
“I kam përgëzuar”, Fjoralba nuk e la pa koment dyshen Nevina-Kiara në moderimin e Portokallisë!
Breaking News

“I kam përgëzuar”, Fjoralba nuk e la pa koment dyshen Nevina-Kiara në moderimin e Portokallisë!

07/07/2025
Livia rikthehet dhe ka një mesazh të drejtpërdrejtë për Mevlanin!
Breaking News

Livia rikthehet dhe ka një mesazh të drejtpërdrejtë për Mevlanin!

07/07/2025
Inva Mula zbulon sa është paguar në Hollivud për filmin legjendar “The Fifth Element”
Breaking News

Inva Mula zbulon sa është paguar në Hollivud për filmin legjendar “The Fifth Element”

06/07/2025
“Nëna më dhunonte, miqtë më tradhtuan”/Johnny Depp rrëfen plagët e jetës
Breaking News

“Nëna më dhunonte, miqtë më tradhtuan”/Johnny Depp rrëfen plagët e jetës

06/07/2025
Next Post
Receta e ditës nga Renato Mekolli/ Tagliatelle me fileto pule, domate të thara dhe borzilok

Receta e ditës nga Renato Mekolli/ Tagliatelle me fileto pule, domate të thara dhe borzilok







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera