Gazetari i njohur, Blendi Fevziu ndan shpesh me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale foto të shumta nga udhëtimet që ai bën shpesh në destinacione të ndryshme. Së fundmi moderatori ka ndarë një pamje e cila i ka lënë jo pak përshtypje nga vendi ku ndodhet aktualisht, Londra.
“Kjo foto e bërë dje në Londër ka qenë një reflektim për mua dhe besoj për shumë të tjerë me të cilët e kam ndarë. Ky burrë që jeton në ato kushte duket sikur e sfidon fatkeqësinë e tij duke lexuar. Një inspirim për të gjithë”, ka shkruar Fevziu krah postimit më të fundit në rrjetet sociale, ku shfaqet një burrë i shtrirë në tokë, i mbuluar me batanije dhe duke lexuar.
Kjo pamje është komentuar menjëherë nga të gjithë ndjekësit e Blendit, të cilët e kanë vlerësuar si pamje gjithashtu. Edhe më parë gazetari ka publikuar foto të ndryshme nga pushimet e tij, megjithatë kjo e fundit tërhoqi jo pak vëmendjen e të gjithëve./revistawho.com