Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee? 30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh 30/12/2025
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Blendi Fevziu në lot, letra e së bijës zbulon anën e panjohur të gazetarit

24/03/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Blendi Fevziu në lot, letra e së bijës zbulon anën e panjohur të gazetarit

Përveç surprizës së bukur që i bëri minatorit, Blendi Fevziu mori edhe vetë një surprizë shumë të bukur në programin e Arbana Osmanit, e cila erdhi në formën e një letre.
Kjo ishte letra e parë që Mishel i shkruante babait të saj, në të cilën i shprehte dashurinë dhe mirënjohjen. “Familja më e mirë në botë është e jona dhe kjo vetëm falë teje”, ishin fjalët me të cilat Mishel i drejtohej Blendit. Por fjalia që e emocionoi dhe e përloti ishte ”Të dua babi, ti je idhulli im”.
Ai tregoi edhe marrëdhënien e veçantë me vajzën dhe se ajo dëshironte që t’i merrte vetë vendimet dhe në këtë pjesë Blendi na rrëfeu se ata janë të ngjashëm. Blendi ishte detyruar që në moshë të re t’i merrte vetë vendimet për jetën e tij. Ashtu siç instikti e kishte ndihmuar atë të merrte vendimet, po i njëjti instikt sipas Blendit do të udhëhiqte dhe vajzën e tij.
Në fund, Blendi tha: “Nuk ka rëndësi se sa njeri i fuqishëm dhe me pushtet ke qenë, nuk ka rëndësi nëse ke qenë një njeri i famshëm me një karrierë të arrirë. Mund të kesh bërë gjithçka, por nëse nuk ke rrritur një fëmijë të mirë, dije se nuk ke bërë asgjë”.
Më poshtë do të mund të lexoni letrën e plotë të Mishel Fevziu, për të atin.
Babi,
Unë nuk ta them ‘të dua shumë’ dhe zgjodha ta bëj në mënyrën më të bukur të mundshme, vendosa ta bëj publikisht pikërisht atëherë kur ti nuk e pret. Ti ke vendosur të surprizosh dikë, por me këtë rast, në një emision kushtuar familjes, mendova të të thosha se familja më e mirë në botë është e jona dhe kjo, falë teje.
Megjithëse jam pak e ngurtë dhe pak e ndrojtur, megjithëse nuk ta kam thënë me zë të lartë, megjithëse duket sikur jam krejt e ftohtë: dua të të them se të dua shumë, shumë, shumë. Është e vështirë ta masësh dashurinë, por mbase të dua më shumë se sa më do ti mua.
Mua nuk më pëlqen të prezantohem si vajza jote, po jo sepse kam turp prej teje. Përkundrazi, unë jam krenare për ty, jam krenare se të kam baba, jam krenare sa herë njerëzit flasin për ty, sa herë të referohen, sa herë të kanë shembull.
Por pikërisht për këtë, unë dua të rritem e të ec vetë, siç ke ecur ti vetë.
Nuk dua të më hapen rrugët se jam vajza e Fevziut, dua të të bëj krenar që je babai im. Nuk kam dashur kurrë të të zhgënjej ndaj matem mirë para çdo hapi që hedh, e nëse dukem sikur nuk e kam mendjen fare tek ti, dije, se thjesht po përpiqem të të ngjaj.
Të dua babi,
Ti je idhulli im.






Tags: Blendi Fevziudua te te bej te lumturletervajze
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh
Breaking News

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh

30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?
Breaking News

Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?

30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh
Breaking News

Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh

30/12/2025
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik
Breaking News

Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik

30/12/2025
Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live
Breaking News

Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live

29/12/2025
I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”
Breaking News

I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”

29/12/2025
Next Post
Lojërat e fatit i shkatërruan jetën, djali i kërkon falje prindërve dhe i jep një premtim

Lojërat e fatit i shkatërruan jetën, djali i kërkon falje prindërve dhe i jep një premtim








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera