Moderatori dhe autori i “Wake Up”, Blendi Salaj ka qenë i ftuar në rubrikën “Të bëftë mirë” me Beniadën në “E diell”, në ekranin e “Top Channel”. Teksa ka gatuar së bashku me fëmijët, Blendi i është përgjigjur edhe pyetjeve të ndryshme, një prej të cilave ishte se kush është moderatorja e preferuar e tij apo cili emision.
Blendi veçoi dy prej kolegëve të tij, Bieta Sulon dhe Xhemi Shehun.
“Bieta Sulo, emisioni që ajo bën në orën 17:00 është dicka shumë e mirë e që më pëlqen”, u shpreh Salaj. Më tej ai e cilësoi rikthimin e Xhemit në “Portokalli” si një rikthim të ëmbël, duke pohuar se i ka pëlqyer shumë.