• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Bleona: I dashuri im do të ketë avion privat, nuk jam mësuar të rri në një vend

“Projekti i ri për artistet e mbyllura brenda kafazit… Unë s’do jetoja dot kurrë ashtu”. Ky është rrëfimi i Bleona Qeretit për programin “Lart e Poshtë” të Eraldo Rexhos, që transmetohet çdo të premte në “RTSH1HD”. E ftuar në një bisedë të gjatë Bleona ka rrëfyer se nuk është në kërkim të një mashkulli dhe se asnjëherë nuk do të ndalte fluturimin për ndonjërin prej tyre.

“Unë jam gjithë kohë në fluturim, nëse ndonjëri do mundet të më kapë shumë bukur”, – ka thënë ajo duke qeshur, teksa ka shtuar se nuk do t’i duhet të mbyllet në një shtëpi, sepse i dashuri i saj do të ketë avion privat dhe kështu ajo mund të udhëtojë gjithë botën, ashtu siç është mësuar tashmë. “Unë s’do isha më Bleona e mbyllur në një shtëpi”, – ka thënë artistja, e cila ka rrëfyer gjithashtu se frika e saj më e madhe janë avionët./revistawho.com