Bleona Qereti i është rikthyer muzikës. Ajo ka shkuar në Kaliforni dhe aty ka nisur punën për regjistrimin e këngës së saj të re.
Këngëtarja i ka premtuar fansave se shumë shpejt do të publikojë një hit të ri muzikor.
Kjo periudhë ka qenë shumë e ngjeshur për Bleonën. Krahas xhirimeve të filmit të saj ” Dead Trigger”, programit “Your Face Sounds Familiar”, ajo ka qenë e ftuar edhe në amfAR eventin më të famshëm të bamirësisë në Kanë.








