Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Disa tradhtojnë…” Një fjali e Ronelës ndezi gjithë Instagramin! 16/11/2025
Gabimi që i kushtoi 450 mijë €! Gjykata jep vendimin për çiftin Loredana-Karim 16/11/2025
“Vetëm jastëku e di sa lot kam derdhur…”/Ish-banorja rrëfen netët e errëta pas daljes nga Big Brother! 16/11/2025
Drake duket se e ka goxha “personale” me flamurin shqiptar! 16/11/2025
Selena Gomez: Martesa me Benny-n është kapitulli më i bukur i jetës sime! 16/11/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Bleona iu dedikon këngë komentuesve negativë: Kancer digjital!

10/09/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Bleona iu dedikon këngë komentuesve negativë: Kancer digjital!

Komentet negative në rrjete sociale, shpesh edhe ofenduese, janë kthyer në një shqetësim të vërtetë për shumë personazhe të njohur. Nga ekrani i një telefoni është shumë e thjeshtë të gjykosh dhe të komentosh dikë, ndaj ky fenomen është përhapur kaq shumë vitet e fundit. Disa personazhe të famshëm zgjedhin t’i injorojnë njerëzit që lënë komente negative, e të tjerë nuk kanë ngurruar t’ju kthehen ashpër publikisht. Duke qenë se ky është një problem global, Bleona ka vendosur ta përdorë si temë për këngën e saj më të fundit. Këngëtarja shqiptare ka treguar se në datë 27 shtator do të publikojë projektin e ri muzikor, që do të ketë në qendër të saj komentet fyese në rrjete sociale të bëra nga personat që përdorin llogari të rreme.





https://www.instagram.com/p/B2OrEslpAyz/

Bleona ka publikuar një fotografi të saj në ‘Instagram’ dhe bashkangjitur ka shkruar: “Kënga ime e re do të publikohet në datë 27 shtator. Kam vendosur të flas për një fenomen që është bërë pjesë e jetës së çdo personi që përdor rrjetet sociale, veçanërisht personazhet e njohur. Jo të gjithë ne kemi kurajën të zbulojmë se çfarë është në të vërtetë: Një kancer digjital! Jam duke folur për komentet të mbushura me urrejtje nga njerëz të mjerë, të cilët shumicën e kohës shkruajnë nga llogari fallco duke përdorur WiFi falas. Këta dështakë nuk kanë as kurajën të përdorin emrat e vërtetë dhe kjo është e vetmja mënyrë për të justifikuar dështimin e tyre në jetë duke ju drejtuar gishtin të tjerëve, që në të vërtetë kanë punuar fort për të arritur aty ku janë! P.S: Ju fal të gjithëve, sepse nëse më ndiqni ju jeni fansa”. Kënga e re e Bleonës do të titullohet “Haters” (Urryesit) dhe këngëtarja duket se është plotësisht e bindur se nëse bëhemi të gjithë bashkë mund ta luftojmë këtë problem kaq shqetësues. /revistawho.com


Tags: BleonaKengekomente negativeprojekt i ri
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Disa tradhtojnë…” Një fjali e Ronelës ndezi gjithë Instagramin!
Breaking News

“Disa tradhtojnë…” Një fjali e Ronelës ndezi gjithë Instagramin!

16/11/2025
Gabimi që i kushtoi 450 mijë €! Gjykata jep vendimin për çiftin Loredana-Karim
Breaking News

Gabimi që i kushtoi 450 mijë €! Gjykata jep vendimin për çiftin Loredana-Karim

16/11/2025
“Vetëm jastëku e di sa lot kam derdhur…”/Ish-banorja rrëfen netët e errëta pas daljes nga Big Brother!
Breaking News

“Vetëm jastëku e di sa lot kam derdhur…”/Ish-banorja rrëfen netët e errëta pas daljes nga Big Brother!

16/11/2025
Drake duket se e ka goxha “personale” me flamurin shqiptar!
Breaking News

Drake duket se e ka goxha “personale” me flamurin shqiptar!

16/11/2025
Selena Gomez: Martesa me Benny-n është kapitulli më i bukur i jetës sime!
Breaking News

Selena Gomez: Martesa me Benny-n është kapitulli më i bukur i jetës sime!

16/11/2025
Mes lajmeve për ndarje, ylli i Kardashian’s bëri një superurim për partnerin!
Breaking News

Mes lajmeve për ndarje, ylli i Kardashian’s bëri një superurim për partnerin!

15/11/2025
Next Post
Pasi u shfaq tërësisht e zhveshur, këngëtarja shqiptare tregon çfarë e shtyu për të postuar foton

Pasi u shfaq tërësisht e zhveshur, këngëtarja shqiptare tregon çfarë e shtyu për të postuar foton








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera