Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Jennifer Lopez është e vendosur: Nuk martohem më! 17/07/2025
“Ishte shpirt i bukur”, Stine zbulon për herë të parë kujt i dedikohej kënga “Ishe ti” 16/07/2025
Marina na prezanton për herë të parë me portretin e Marget 16/07/2025
Luftë e hapur në showbiz: Nicki Minaj turpëron publikisht SZA-n 16/07/2025
Ç’po ndodh mes Loredanës dhe Don Xhonit? Fotoja që i vuri flakën rrjetit  16/07/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Bleona kthehet 25 vite pas, kujton kohën kur fitoi konkursin për në festivalin e dhjetorit

25/11/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Bleona kthehet 25 vite pas, kujton kohën kur fitoi konkursin për në festivalin e dhjetorit

Bleona Qereti ka mbi 2 dekada karrierë në muzikë dhe pavarësisht se koha kalon ajo vazhdon të punojë ende me të njëjtin pasion. Që në fillimet e saj Bleona është diferencuar për stilin e veçantë dhe thyerjen e tabuve. Me siguri të gjithë i mbajnë mend pjesëmarrjet e para të këngëtares në festivalin e dhjetorit, në kohën kur shumë pak artistë kishin guximin të shfaqnin anën e tyre të vërtetë. Sot Bleona ka rikujtuar kohë kur është bërë për herë të parë pjesë e këtij festivali, e kur priste vendimin për të kënduar në të. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ disa prej këngëve të saj më të bukura ndër vite dhe ka kujtuar kur në 25 nëntor 1994 fitoi konkursin për të marrë pjesë në festivalin e dhjetorit. “Është një datë e cila do të ngelet përgjithmonë në memorien time. Kanë kaluar 25 vite që atëherë, por unë nuk e harroj atë ditë me shi që prisja para televizionit për të marrë rezultatin e konkursit. Babai im Nazmi Qereti mundohej të më fuste në çadër që të mos lagesha, por unë nga ankthi dhe emocionet nuk ndjeja asnjë pikë shiu që më binte në fytyrë, derisa i ndjeri Selim Ishmaku doli poshtë televizionit dhe na tha: ‘Ne si juri mendojmë që Bleona duhet të këndojë në festival’ – nuk arrija të ndaja lotët nga pikat e shiut….. isha 14 vjeç dhe pjesëmarrësja më e re në festival”, ka shkruar Bleona në postimin e saj.





https://www.instagram.com/p/B5SknO6Jm_9/

Më pas këngëtarja ka falenderuar të gjithë bashkëpuntorët, të cilët i ka cilësuar si legjendat e muzikës shqiptare. Bleona Qereti vazhdon të jetë një nga këngëtaret e preferuara të publikut shqiptar dhe jo vetëm, sepse ajo ka krijuar një karrierë mjaft të suksesshme edhe jashtë vendit. /revistawho.com





Tags: Bleona Qeretifestivali i dhjetoritkonkurspara 25 vitesh
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Gjen palestrën mbyllur, Jennifer Lopez nuk përmbahet, shpërthen në të shara!
Breaking News

Jennifer Lopez është e vendosur: Nuk martohem më!

17/07/2025
“Ishte shpirt i bukur”, Stine zbulon për herë të parë kujt i dedikohej kënga “Ishe ti”
Breaking News

“Ishte shpirt i bukur”, Stine zbulon për herë të parë kujt i dedikohej kënga “Ishe ti”

16/07/2025
Marina na prezanton për herë të parë me portretin e Marget
Breaking News

Marina na prezanton për herë të parë me portretin e Marget

16/07/2025
Luftë e hapur në showbiz: Nicki Minaj turpëron publikisht SZA-n
Breaking News

Luftë e hapur në showbiz: Nicki Minaj turpëron publikisht SZA-n

16/07/2025
Ç’po ndodh mes Loredanës dhe Don Xhonit? Fotoja që i vuri flakën rrjetit 
Breaking News

Ç’po ndodh mes Loredanës dhe Don Xhonit? Fotoja që i vuri flakën rrjetit 

16/07/2025
Motrat Jenner nuk morën pjesë në dasmën e vëllait dhe rrjeti shpërtheu në kritika!
Breaking News

Motrat Jenner nuk morën pjesë në dasmën e vëllait dhe rrjeti shpërtheu në kritika!

16/07/2025
Next Post
Babë e bijë në një duet, vajza japoneze e artistit shqiptar vjen bashkë me të nga Parisi për ‘Festivalin e Këngës’

Babë e bijë në një duet, vajza japoneze e artistit shqiptar vjen bashkë me të nga Parisi për 'Festivalin e Këngës'







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera