Artistja shqiptare Bleona Qereti është shfaqur sot në kopertinën e Vogue per Amerikën Latine, nën titullin “Shih nga afër fuqinë e qëndrueshmërisë”.
Prej më shumë se një dekade, Bleona është kthyer në një yll ndërkombëtar dhe prezenca e saj në tapetin e kuq të eventeve më të rëndësishme në botë nuk është më një lajm. Por megjithatë kjo kopertinë e Vogue për Amerikën Latine, publikuar në profilin zyrtar të revistës është një lajm që s’e lexojnë çdo ditë.
Nën fustanin e zi të Maison Alaia dhe me shkëlqimin e varëses nga Bvlgari, me një grim natyral dhe flokë të mbledhur, Bleona ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.







