Këngëtarja Bleona Qereti është duke shijuar disa ditë pushimi në plazhet e Tajlandës, ku mesa duket temperaturat janë shumë të larta pasi Bleona nuk ka veshur pothuajse asgjë.
Në një foto të publikuar në Instagram këngëtarja duket me shpinë duke dalë nga deti topless, ku shihen format e saj për të cilat shprehet vazhdimisht krenare.
Bashkangjitur fotos Bleona zbulon sekretin sesi arrin të ketë një fizik të tillë.
“Sekreti im? Kam gjene me fat, detokse pa fund dhe një trajner shumë të mirë. Nuk i duroj dot dietat dhe urrej photoshop-in apo të jem false në çdo kuptim të fjalës. Të jem e sinqertë drita ishte perfekte”- tregon këngëtarja.
Duke e ditur se kjo foto do të ngjallte kuriozitet dhe komente pa fund, ajo shkruan :” Le të hapet kazani i thashethemeve”.









