Këngëtarja e famshme shqiptare, Bleona Qereti, po kalon disa çaste të vështira në familjen e saj. Ditën e djeshme ajo ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale se xhaxhai i saj ka ndërruar jetë. “U prefsh në paqe Axha Dat! Love you. Ngushellimet e mia me te perzemerta gjithe familjes Qereti. Xhaxhai im i preferuar,” – shkruan nën foton bardhezi këngëtarja. Redaksia e Who i shpreh ngushëllimet familjes Qereti.