Megjithëse njihet për natyrën e saj miqësore me të gjithë, Bleona Qereti prej disa ditësh e ka 0 numrin e njerëzve të cilët i ndjek pas në ‘instagram’. Nuk e dimë nëse ky është një vendim i Bleonës, apo i kompanisë së saj të PR-it, e cila shpesh herë e ka detyruar këngëtaren e famshme shqiptare të ndërmarrë veprime kundra dëshirës së saj… Kjo, sepse ajo u beson profesionistëve me të cilët zgjedh të punojë. Njësoj si Bleona në rrjetin e yjeve ndërkombëtarë ka edhe të tjerë personazhe si Beyonce apo Oprah Winfrey.