• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Blerina Bombaj e sigurt për të ardhmen, gjen trashëgimtaren më të mirë për profesionin e saj

Dietologia e njohur, Blerina Bombaj, çdo të dielë vjen afër publikut shqiptar me këshillat nga më të mirat në emisionin “E diela shqiptare”. Por përveç kësaj ajo ka vendosur të angazhohet në fermën që e ka krijuar vetë dhe aty zbulon sa më shumë nga produktet ‘Bio’ për profesionin e saj.

Madje duket se Blerina ka vendosur ta trashëgojë profesionin e dietologes tek një person shumë i veçantë për të. Ajo ka postuar një fotografi në ‘Instagram’ në të cilën shihet vajza e saj përpara një tavoline të mbushur me ushqime dhe duke gatuar. “Tashmë kam një trashëgimtare të vërtetë”, – ka shkruar Blerina.

Dietologia me anë të ‘Instagram’-it na ka treguar se vajza e saj, Ana, e shoqëron shpeshherë në fermë dhe me siguri aty mëson disa nga teknikat bazë të profesionit të mamit. /revistawho.com