Prej disa ditësh ka qarkulluar lajmi se këngëtari Blero Muharremi dhe partnerja e tij Afrona Dika mund t’i kenë dhënë fund martesës së tyre 3-vjeçare. Gjithçka nisi nga fakti që çifti nuk ishin parë bashkë prej disa kohësh dhe për më tepër kishin fshirë të gjitha fotot e tyre së bashku.
Burime për “Prive”, kanë konfirmuar ndarjen duke bërë të ditur se krisja e marrëdhënies së tyre kishte kohë që kishte ndodhur. Sipas burimeve një ndër arsyjet kryesore që e çoi çiftin drejt ndarjes ishte distanca. Blero nuk ka pranuar të zhvendoset për të jetuar përfundimisht në Zvicër, ku ndodhet edhe ish-partnerja e tij, Afrona. Nga të njëjtat burime bëhet me dije se hera e fundit që çifti janë takuar ka qenë dy muaj më parë, kur Afrona hapi qendrën e saj të bukurisë.








