Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ishte shumë e mirë, por…”/ Robert Berisha konfirmon ndarjen nga e dashura 24/12/2025
Nuk ndalen sherret në BBV, Iliri kërcënon Juxhinin 24/12/2025
Debate të forta në shtëpinë e BBV çojnë drejt përplasjes fizike Angelon dhe Senon 24/12/2025
“Nuk po festoj, po…”/ Rrëfimi prekës i Luiz Ejllit në prag Krishtlindjesh 24/12/2025
Nga suksesi në sukses, Erik Troqe nuk ndalet! Surpriza me Fadil Berishën! 24/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Blero ndahet dhe nga Afrona?!

01/08/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Blero ndahet dhe nga Afrona?!

Blero Muharremi dhe Afrona Dika i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Jo shumë kohë më parë u përfol për një krisje në lidhjen e tyre, të cilën e mohuan, ndërsa dyshimet e reja thuhet të kenë lindur të shtunën kur Afrona zbarkoi në Prishtinë nga Zvicra dhe nuk u pa për asnjë çast me këngëtarin.





Një postim i modeles në rrjetet sociale përforcoi akoma më shumë dyshimet për ndarjen e tyre. Vetëm pak orë pas këtij postimi, modelja bukuroshe largoi të gjitha fotot që kishte në rrjetet sociale me këngëtarin e mirënjohur. Madje, ata të dy nuk janë më as miq në rrjetet sociale. Menjëherë pas saj, edhe Blero largoi të gjitha fotot në shoqërinë të ish-të dashurës.

I kontaktuar nga “Summer Pages”, këngëtari nuk pranoi të jepte një përgjigje për arsyen e ndarjes nga Afrona. “Për momentin nuk kam asnjë koment për të bërë. Gjithçka do të shihet dhe qartësohet me kalimin e kohës”, i është përgjigjur shkurt këngëtari interesimit tonë rreth shkaqeve të ndarjes.


Kujtojmë se çifti e bëri publike lidhjen e tyre rreth një vit më parë. Pas ndarjes nga aktorja e mirënjohur Teuta Krasniqi, Blero deklaroi se kishte gjetur më në fund dashurinë në krahët e biondes seksi. Në një intervistë të pak kohëve më parë, ai thoshte se marrëdhënia me Afronën ishte serioze dhe se kishin diskutuar tashmë edhe për fëmijë.

Megjithatë, duket se të dy kanë hasur probleme serioze, që kanë sjellë edhe fundin e kësaj historie dashurie. Miqtë pranë këngëtarit thonë se largësia ka qenë një ndër arsyet që Blero dhe Afrona u ftohën derisa zgjodhën ta mbyllin këtë histori.

Blero ka një karrierë të suksesshme si këngëtarë, ku duhet të udhëtojë shumë shpesh edhe në shtete të ndryshme. Nga ana tjetër edhe Afronës, e cila jeton në Zvicër, i është dashur të largohet nga i dashuri saj për shkak të karrierë si modele. Pikërisht për shkak të largësisë, çifti nuk ka mundur t’i sheshojë konfliktet mes tyre, duke sjellë edhe këtë ndarje./balkanweb

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Ishte shumë e mirë, por…”/ Robert Berisha konfirmon ndarjen nga e dashura
Breaking News

“Ishte shumë e mirë, por…”/ Robert Berisha konfirmon ndarjen nga e dashura

24/12/2025
Nuk ndalen sherret në BBV, Iliri kërcënon Juxhinin
Breaking News

Nuk ndalen sherret në BBV, Iliri kërcënon Juxhinin

24/12/2025
Debate të forta në shtëpinë e BBV çojnë drejt përplasjes fizike Angelon dhe Senon
Breaking News

Debate të forta në shtëpinë e BBV çojnë drejt përplasjes fizike Angelon dhe Senon

24/12/2025
“Nuk po festoj, po…”/ Rrëfimi prekës i Luiz Ejllit në prag Krishtlindjesh
Breaking News

“Nuk po festoj, po…”/ Rrëfimi prekës i Luiz Ejllit në prag Krishtlindjesh

24/12/2025
Nga suksesi në sukses, Erik Troqe nuk ndalet! Surpriza me Fadil Berishën!
Breaking News

Nga suksesi në sukses, Erik Troqe nuk ndalet! Surpriza me Fadil Berishën!

24/12/2025
Çfarë po ndodh? Einxhel nuk ndjek më miqtë e ngushtë në Instagram dhe të gjithë po pyesin: Pse?
Breaking News

Çfarë po ndodh? Einxhel nuk ndjek më miqtë e ngushtë në Instagram dhe të gjithë po pyesin: Pse?

24/12/2025
Next Post
Cara Delevingne : Kam kryer marrëdhënie në avion…

Cara Delevingne : Kam kryer marrëdhënie në avion...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera