Pak kohë pasi konfirmoi ndajren nga Afrona, Blero raportohet se ka nisur një lidhje të re dashurie. Burime për “Prive” kanë bërë të ditur se vajza që i ka marrë zemrën është shqiptare e cila jeton në Mynih të Gjermanisë dhe nuk ka të bëjë me botën e showbizit. Mësohet se njohja e tyre ka nisur që në verë. Së fundmi Blero publikoi në Instastory një foto krah saj, por pa ia zbuluar identitetin. E vetmja gjë që këngëtari ka treguar janë flokët e partneres, e cila është gjithashtu bjonde si Afrona.









