Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin! 24/01/2026
Dështojnë përpjekjet për pajtim, futbollisti i njohur ndahet sërish nga gruaja dhe arsyeja është e njëjtë: Tradhtia! 24/01/2026
“Ndihem e bekuar”, Rita Ora na shkriu zemrat me dedikimin për gjyshen 24/01/2026
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë! 23/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time! 23/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Blero: Sapo të nis bashkëjetesën me Afronën do mendoj për fëmijë”

04/06/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Blero: Sapo të nis bashkëjetesën me Afronën do mendoj për fëmijë”

Çdo lajm rreth jetës së tij private merr menjëherë vëmendjen e publikut.





Megjithatë ai thotë se janë mediat ato që i kanë zmadhuar gjërat, pasi bën një jetë si gjithë të tjerët. Blero dhe Afrona duket se po jetojnë ditë të arta, teksa kanë bërë plane tashmë edhe për të krijuar familje. Një komunikim dashamirës ka edhe me ish- bashkëshorten e tij, Teutën, e cila aktualisht po pret një fëmijë nga partneri saj, Adonisi.

Gëzon respekt për të, duke shprehur se nuk e ka prekur lidhja e saj e re. Një verë e mbushur me hite, është ajo që paralajmëron Blero, duke rrëfyer edhe planet për klipin e tij të ri, që po xhirohet në Turqi.


Si po ecën karriera muzikore për Bleron?
Mund të them që po ecën shumë mirë. Madje nuk ka qenë ndonjëherë më mirë sesa kaq.

Pak kohë më parë keni publikuar këngën tuaj të re, si kanë qenë reagimet?
Deri më tani, “1her” është pëlqyer shumë nga publiku. Ka qenë një punë shumë e madhe nga ana jonë dhe më vjen mirë që publiku e ka mirëpritur. Këtë gjë e kuptoj teksa shikoj që në koncertet ku jam i ftuar kënga këndohet bashkë me publikun.

Si do të jetë kjo verë për Bleron?
Do të vijë padyshim e mbushur me projekte të reja. Madje do të jetë më e mirë sesa vitet e shkuara.

Pse është kaq e përfolur jeta private e Bleros?
Sepse ju e keni bërë të përfolur. Unë skam bërë asgjë të jashtëzakonshme në jetën time, që është përfolur kaq shumë. Kam jetuar si gjithë të tjerët.

Mendoni se ju ka dëmtuar përfolja e jetës suaj private kaq shumë?
Jo nuk mendoj se më ka dëmtuar. Në fund të fundit unë jam ky që jam dhe nuk mund të ndryshoj. E kam të pamundur të mashtroj, apo të them gjëra të pavërteta. Ndaj nuk mendoj se kjo është e gabuar.

Si po ecën lidhja juaj me Afronën?
Gjithçka po ecën shumë mirë. Sa herë që gjejmë mundësinë bëhemi bashkë për të kaluar më shumë kohë me njëri-tjetrin. Gjithçka po shkon për mrekulli.

A keni menduar për fëmijë?
Patjetër që edhe fëmijët do të vijnë, por kur të dojë Zoti. Ne akoma nuk kemi nisur bashkëjetesën, pasi Afrona është në Zvicër, ndërsa unë në Kosovë, për shkak të angazhimeve tona. Por sapo të nisim të jetojmë së bashku natyrisht që do të mendojmë edhe për fëmijët.

Po me Teutën, ish-bashkëshorten tuaj si i keni marrëdhëniet?
Kemi marrëdhënie shumë të mira. Ashtu si duhet ti kenë dy prindër që komunikojmë për fëmijën e tyre. Unë dhe Teuta flasim shpesh, duke qenë se ne na bashkon Tara.

A u prek Blero kur morët vesh për shtatzëninë e Teutës, ju duk pak si herët?
Jo, nuk kisha arsye për tu prekur. Unë i uroj shumë fat Teutës. E kam thënë edhe më herët mes nesh ka mbaruar gjithçka, gjithçka që kam për të është respekt, duke qenë nëna e vajzës sime, ndaj shpresoj të jetë e lumtur në jetën e saj.

Po Tara, vajza juaj, a është përshtatur tashmë me marrëdhëniet tuaja të reja?
Po, Tara është një fëmijë i lumtur. Ajo tashmë ka dy shtëpi, një të mamit dhe një të babit. Gjithçka për Tarën ka qenë shumë e thjeshtë dhe më vjen mirë për këtë./ Bluetooth

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!
Breaking News

Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!

24/01/2026
“Nuk e di çfarë ka në atë ujë”, Rita Ora flet me krenari për yjet e muzikës nga Kosova!
Breaking News

“Ndihem e bekuar”, Rita Ora na shkriu zemrat me dedikimin për gjyshen

24/01/2026
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!
Breaking News

Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!

23/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV!

23/01/2026
“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!
Breaking News

“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!

23/01/2026
“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?
Breaking News

“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?

23/01/2026
Next Post
Seksi Çiljeta: Ja si do më shihni këtë verë

Seksi Çiljeta: Ja si do më shihni këtë verë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera