Së fundmi, këngëtari Blero ka qenë i ftuar në një intervistë ku është përgjigjur disa pyetjeve për jetën private.
Një prej pyetjeve më intriguese ishte nëse do të rikthehej me njërën nga ish-partneret e tij – Teutën, Afronën apo Bebin.
Blero nuk ngurroi të përgjigjej sinqerisht dhe deklaroi se, në një skenar imagjinar, zgjedhja e tij do të ishte Teuta.
“Në njëfarë forme imagjinare, absolutisht do të ishte Teuta. Për shkak të vajzës, por edhe për shkak të personit që është,” – u shpreh Blero.