Për arsye të punimeve që po zhvillohen për ndërtimin e segmentit rrugor nga Kryqëzimi i Tiranës së Re deri tek mbikalimi në afërsi të Fabrikës së miellit, Policia e Shtetit njofton se do të bllokohet segmenti rrugor nga rreth rrotullimi në afërsi të Akademisë së Sigurisë deri tek kryqëzimi i Tiranës së Re dhe nga kryqëzimi i Tiranës së Re deri tek rreth rrotullimi në afërsi të Kopështit Zologjik.
Ky bllokim do të zgjasi deri në përfundim të punimeve të këtij segmenti rrugor.
Të gjithë drejtuesit e mjeteve do të kenë mundësi lëvizje në drejtim të Elbasanit nga rreth rrotullumi në afërsi të Kopështit Zologjik në trajektoren normale.
“Kërkojmë mirkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve dhe të respektojnë rradhën e trafikut gjatë kohës që ky segment do të jetë i bllokuar”, thuhet në njoftim.