Siç ju raportuam edhe më herët në “WHO”, këngëtarja Xhensila Myrtezaj feston sot 23-vjetorin e lindjes dhe dhuratat kanë nisur që në minutat e para të ditëlindjes. Ajo që nuk ju treguam, pasi u zbulua më vonë, është dhurata që i bëri i dashuri i saj i zemrës, aktori Bes Kallaku. Nga dashuria për Xhensilën, Besi sot “bllokoi” autostradën. Me tollumbace ai ka shkruar “Xhensila edhe 100”, të vendosura në një urë mbi autostardë. Duket se kjo e ka lumturuar pafund këngëtaren e cila me emocion tha: “Çfarë ke bërë kështu dashuria ime? Të dua shumë.”