Ditën e sotme një sherr banal ka ndodhur në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë. Dy vajza janë konfliktuar në mes të kësaj rruge dhe janë rrahur e sharë me njëra tjetrën. Në videon e xhiruar nga kalimtarët, të publikuar nga “Shqiptarja.com”, vajzat përdorin një fjalor tejet banal. Nuk dihen ende arsyet e sherrit, por siç dëgjohet nga zërat në video dikush ka tentuar të njoftojë policinë.