Vetëm pak muaj më parë, këngëtarja shqiptare Dua Lipa vendosi të ndryshonte tërësisht ‘look’, duke shkurtuar flokët e saj. Këtë ndryshim të Duas të gjithë fansat e pritën shumë mirë.
Madje edhe blogerja e njohur shqiptare, Estela Ujka, duket se është frymëzuar nga modeli i flokëve të këngëtares. Estela ka prerë flokët mbi supe, me një ndarje në mes dhe stili ngjan identik si i këngëtares. Ajo e ka pranuar se për këtë ndryshim në ‘look’ është inspiruar nga Dua Lipa dhe duhet thënë se edhe ajo duket vërtet shumë bukur.
Kjo do të thotë se Dua përveçse për muzikën, pak nga pak po kthehet në burim frymëzimi edhe për stilin e saj të veçantë. /revistawho.com