E komentojmë shpesh për format e saj fizike dhe pasionin për modën.
Blogger-ja shqiptare Irena Kita përveç kujdesit që tregon për linjat e saj dhe kombinimet plot shije, duket se edhe aksesorët i zgjedh me shumë kujdes.
Në një foto që Irena ka postuar së fundmi në ‘Instagram’ në dorën që mban një gotë verë të bardhë, dallohet një byrzylyk shumë i veçantë. Janë dy pirunë të cilët kapen me njëri-tjetrin dhe krijojnë një pamje shumë të këndshme.
Ky është një detaj që tregon edhe njëherë lidhjen e saj me ushqimin dhe kujdesin që ajo tregon në këtë aspekt./revistawho.com