Giorgio Armani ka bërë një njoftim special së fundmi. Të gjitha fabrikat e tij të prodhimit të modës do shndërrohen në prodhuese të veshjeve mbrojtëse për mjekët dhe infermierët. Përveç këtij gjesti fisnik, ai ka zgjedhur të dhurojë edhe 2 milionë dollarë për spitalet e Bergamos, Piacenzas dhe Versilias. Kujtojmë se personazhet e famshëm nuk knaë qëndruar aspak indiferentë ndaj kësaj situate, por kanë ndihmuar në mënyrën e tyre, shpesh duke dhuruar edhe shifra të majme.