Sipas ATSH Bob Dylan edhe zyrtarisht nuk do ta marrë çmimin Nobel për Letërsi. 75 vjeçari mori sivjet çmimin Nobel për shprehjet e reja poetike. Dylan nuk do të udhëtojë për në Suedi për të pranuar çmimin që iu dha para pak javësh. Angazhimet e tjera, më të rëndësishme dhe të planifikuara më herët, e pamundësojnë një udhëtim të artistit. “Jam i nderuar por nuk mund ta pranoj personalisht këtë çmim” thotë Dylan me anë të menaxhmentit të tij. Dylanit i është kërkuar të japë një fjalim për Nobelin, në kohën mes dhjetorit 2016 dhe qershorit 2017. Nuk është hera e parë që Nobelistë të Letërsisë që nuk kanë shkuar në ceremonitë e tilla. Kujtojmë se edhe Doris Lessing në vitin 2007 dhe Harold Pinter në vitin 2005 po ashtu nuk e kanë pranuar çmimin në ceremoni.