Lajmi se smBob Dylan fitoi Çmimin Nobel për Letërsi, provokoi një numër të madh diskutimesh online.
A duhej ta fitonte një muzikant çmimin më të rëndësishëm për letërsi?
Por pyetja më e madhe e kësaj jave duket se është: A i bëhet vonë Bob Dylan-it për këtë çmim?
Dylan dha dy koncerte, të enjten kur u shpall çmimi -dhe të premten. Por nuk bëri asnjë koment rreth këtij çmimi prestigjoz.
Raportohet se ai nuk i është përgjigjur telefonatave dhe e-maileve nga Komisioni i Çmimit Nobel.
Këta të fundit thonë se nuk do ta kontaktojnë më, por shpresojnë se ai do të vijë për të marrë çmimin.