Përmes një postimi në ‘Instagram’ Bojken Lako ka njoftuar se shumë shpejt do të vvijë projekti i tij më i ri. Kënga ‘Të ndjej’ do të publikohet në 16 maj dhe ai i ka pritshmëritë shumë të larta. Ja çfarë ka shkruar: “Miqtë e mi..Jam i lumtur që pas një pune të vazhdueshme me kompaninë muzikore 360M Records, në dt 16 Maj 2016 del kënga ime e parë ‘Të ndjej’. Është hera e parë që një këngë e imja do të botohet sipas të gjitha rregullave dhe normave të shpërndarjes muzikore. Kjo këngë është e para e një bashkëpunimi që do të vazhdojë me mikun tim Vin Veli, DJ dhe Producent i muzikës elektronike. Shpresoj që pasi kënga ‘Të ndjej’ të dali në më shumë se 200 portale dixhitale në të gjithë botn, fansat dhe ndjekësit e muzikës sime të kenë mundësine ta shkarkojnë këtë këngë me cilësi maksimale. Falemderit për mbështetjen. Bojkeni