Bojken Lako ose Boku siç e thërrasin miqtë, ka marrë pjesë në një nga eventet më të rëndësishme të industrisë muzikore, “Grammy Awards”.
Kantautori ka ndarë një foto në llogarinë e tij të Instagram-it, teksa ka pozuar para spektaklit të edicionit të 58-të të Grammy Awards.
Si rrallë herë Boku shihet i qeshur, duke dalë nga korniza e seriozitetit, e sigurisht i veshur mjaft elegant me kostum të zi.