Bojken Lako ka qenë i ftuari i radhës në ‘Top Albania Radio’ dhe ka mbyllur me një deklaratë çdo diskutim, pyetje për të dhe Semin në ‘Big Brother’.
“Për këtë temë nuk dua të flas shumë. Nuk e ndjek Big Brother dhe nuk do e ndjek, aq më tepër në këtë rast. E kam përkrahun hyrjen e saj si pjesë e mundësisë që të jep një show i tillë. Gjithçka ajo ka thënë aty është okej. Semi thotë ate që do”, u shpreh Bojken.
Këngëtari dhe Semi kanë qenë bashkë prej vitesh dhe u ndanë vitin që shkoi./revistawho.com