Emisioni Boom trajtoi një temë të mprehtë sociale, që e ka kthyer shoqërinë shqiptare qindra vjet pas. Flitet për virgjërinë si koncept që shërben për të nisur ngritjen e një familjeje. Janë me qindra e mijëra rastet e të rinjve emigrantë që kthehen në atdhe me kërkesën absurde të një nuseje të virgjër. Dhe të mendosh që këta vijnë nga një botë e hapur, ku gruaja dhe vajza nuk trajtohet si plaçkë. Pikërisht me këtë është marrë emisioni Boom. Në një formë më shumë sarkastike, gazetarët kanë hyrë në ambientet ku zhvillohen këto procedura, spitale private dhe shtetërore, duke nxjerrë në pah se çfarë, si dhe pse ndodh ky fenomen. Rivirgjërimi është një ndërhyrje që ka çmimin e tij, por më shumë se sa paratë, është fyerja, dhe detyrimi ndaj vajzave shqiptare që shtyhen drejt mashtrimit, duke nisur një familje me një gënjeshtër. Një mentalitet tërësisht arkaik e gjejmë edhe në përgjigjet që japin të rinjtë në kamerat e Boom për këtë çështje.
C392F460-C244-437B-A7CD-98E67C93C5C0









