Ndodh shpesh që vajzat e ekranit t’i shohim me të njëjtën veshje e këtë rradhë kanë qenë Bora Zemani dhe Kiara Tito që kanë bërë xing. Kiara u shfaq së fundmi në Sunny Hill Festival e veshur me një bluzë të verdhë, të hapur në formë zemre në pjesën e barkut, me gura rreth e qark dhe me një cep në pjesën para. Të njëjtën ja kemi parë muaj më parë gjatë “Përputhen” edhe Bora Zemanit. Të dyja moderatoret e kanë kombinuar bluzën me pantallona lëkure të zeza. Vetëm se rastet për të cilat kanë zgjedhur këtë veshje kanë qenë të ndryshme, njëra për festival e tjera për ekran. Cilës mendoni se i shkon më shumë?









