Bora Zemani, ka thyer më në fund heshtjen rreth pyetjes që i bëhet shpesh: a do të futej ndonjëherë në shtëpinë e “Big Brother”? E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ajo u përball me këtë dilemë të drejtëpërdrejtë dhe përgjigjja e saj nuk la vend për interpretim.
“Nuk besoj sepse më duket eksperiencë shumë e vështirë. Unë nuk do e bëja dot,” tha Bora. Edhe pse nuk ka qenë kurrë fizikisht banore në shtëpinë e famshme, Bora rrëfeu se e ka përjetuar nga afër presionin, ritmin dhe ngarkesën emocionale të këtij reality-show, sidomos gjatë edicionit të parë të Big Brother VIP, ku partneri i saj, Donald Veshaj, ishte një ndër protagonistët kryesorë.
“Në këto kushte që kam qenë, i kam parë benefitet pa qenë pjesë e shtëpisë. BBV1 ka qenë eksperiencë intensive, shumë, shumë mbytëse sepse kishte të bënte me gjëra të miat personale,” shpjegoi ajo, duke kujtuar momentet e tensionit dhe vëmendjes së jashtëzakonshme që pati marrë historia e tyre gjatë atij edicioni.
Ajo theksoi se presioni publik, izolimi nga bota jashtë dhe ekspozimi i çdo aspekti personal janë elementë që e bëjnë Big Brother një sfidë të jashtëzakonshme.








