Bora Zemani dhe Donald Veshaj mund të vijnë me një film të ri të zhanrit aksion, sipas ekspertit të kriminalistikës, Ervin Karamuços. Në një intervistë në “E diell”, ai tha:
“Kam përshtypjen se Bora do të përfshihet në një film tjetër që do të jetë aksion. Më thirri partneri i vet dhe më tha: “Profesor, do të na duhet për ca skema”, por refuzova të jem pjesë e filmit, një instruktor dhe këshilltar, për ca skena që do realizohen në film. Bora do të dalë aty një figurë e jashtëzakonshme, shumë pozitive mendoj unë”, thai ai. Të presim çfarë do bëhet pas “5 herë jo”.








