A ju thamë se “Cherry cola” do të jetë ngjyra e flokëve trend për vitin 2024? Dua Lipa, Sara Hoxha dhe Dafina Zeqiri ishin ndër të parat që vendosën të bënin një ndryshim në pamje duke zgjedhur pikërisht këtë ngjyrë. Cherry cola është një nuancë mes të kuqes së thellë dhe çokollatës. Dhe tani kësaj ngjyre nuk i ka shpëtuar as Bora Zemani, e cila ka bërë këtë ndryshim të madh në pamje pas shumë vitesh besnike ndaj ngjyrës së zezë. Duhet thënë se Borës i shkojnë shumë dhe komplimentat nga ndjekësit kanë qenë të shumta.