Bora Zemani ka qenë një ndër emrat më të komentuar në botën e medias këtë vit, ku në fushën profesionale nga “Përputhen” e pamë të kalojë në “Dancing with the stars” e tashmë i ka marrë në ngarkim të dyja. Me kaq punë e angazhime që ka pasur Bora këtë vit, me hyrjen e 2023-shit dhe pas finales së DWTS e meriton një pushim dhe ajo vetë e pranon që do e dëshironte, por me atë që thotë më pas tregon që është një tipik Bricjap që nuk ndalet së punuari.
“Aq do doja një pushim, por unë kot ankohem në fund fare. Edhe kur lodhem bëj sikur ankohem, sepse më shumë ankohem nëse nuk kam gjë në dorë. Jam njeri që gjithmonë i gjej vetes punë, jam gjatë gjithë kohës e angazhuar, qoftë në televizion, qoftë me punët e mia personale. Jam gjithë kohës në tension dhe në luftë për të zgjidhur gjërat”, u shpreh Bora e ftuar sot në “Wake up”.








