Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë! 05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York 05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba! 05/03/2026
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Bota e artit në zi, ndërron jetë “Nderi i Kombit”, Avni Mula

29/10/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 6 mins read
A A
Bota e artit në zi, ndërron jetë “Nderi i Kombit”, Avni Mula

Kompozitori i njohur shqiptar, njëherazi dhe babai i sopranos së njohur, Inva Mula, Avni Mula është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga e bija e tij, Inva Mula, ku me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan: “Gjigandi jonë fluturoi në Valsin e Perjetësisë! Për një përshëndetje me dorë në zemër, homazhet kryen nesër, 30 tetor, ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë. Avni Mula 04.01.1928 – 29.10.2020”.





Edhe personazhe të njohur kanë shkruar në llogaritë e tyre për këtë humbje të madhe, mes tyre moderatori i njohur Ardit Gjebrea dhe kryetari i bashkisë, Erion Veliaj.

 

View this post on Instagram

 

Tashmë u bashkuan në qiell! Dhe unë kthehem në fëmijëri, kur muzika e Tij më dha emocionet e para: “Kur këndoj për ty moj nënë” “I ëmbël zëri i gjyshes” “Për çdo vit në maj” Sa shumë kujtime Avni Mula – paqe për Ty! Ngushëllime @invamula

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea) on Oct 29, 2020 at 1:13pm PDT


“Tashmë u bashkuan në qiell!
Dhe unë kthehem në fëmijëri, kur muzika e Tij më dha emocionet e para:
“Kur këndoj për ty moj nënë”
“I ëmbël zëri i gjyshes”
“Për çdo vit në maj”
Sa shumë kujtime Avni Mula – paqe për Ty! Ngushëllime @invamula”, ka shkruar Arditi krah postimit të fundit në llogarinë e tij ku ka kujtuar disa momente nga fëmijëria e tij të cilat lidhen me krijimtarinë e kompozitorit, i cili ka lënë pas një sërë veprash artistike.

Ndërsa Veliaj ka ndarë disa foto të kompozitorit, shoqëruar me këto fjalë: “Fort i trishtueshëm lajmi i ndarjes nga jeta e Avni Mulës, një nga pasuritë më të mëdha njerëzore dhe artistike të kombit tonë. Arti shqiptar do t’i jetë ngahera mirënjohës për veprën e çmuar që la pas! ?
Ngushëllime Invës për humbjen e babait, emrin e të cilit Tirana e nderoi me sallën e koncerteve “Avni Mula” në rrugën e Dibrës për t’u kujtuar nga gjithë brezat! ??”.

 

View this post on Instagram

 

Fort i trishtueshëm lajmi i ndarjes nga jeta e Avni Mulës, një nga pasuritë më të mëdha njerëzore dhe artistike të kombit tonë. Arti shqiptar do t’i jetë ngahera mirënjohës për veprën e çmuar që la pas! ? Ngushëllime Invës për humbjen e babait, emrin e të cilit Tirana e nderoi me sallën e koncerteve “Avni Mula” në rrugën e Dibrës për t’u kujtuar nga gjithë brezat! ??

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj) on Oct 29, 2020 at 1:27pm PDT


Avni Mula lindi në Gjakovë në 4 janar të 1928, në një familje ku ishte i shtati fëmijë, më i vogli mes tre djemve dhe vajzave në atë familje.

Studimet e larta muzikore i kreu në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës (1952-1957), ku u diplomua si këngëtar lirik, bariton. Gjatë studimeve ai u njoh dhe u martua me sopranon ruse Nina Mula me të cilën sollën në jetë vajzën e tyre, Inva Mula./revistawho.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!
Breaking News

Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!

05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York
Breaking News

Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York

05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!
Breaking News

Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!

05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!
Breaking News

Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!

05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!
Breaking News

Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!

05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Next Post
Loredana udhëton më shpesh drejt Kosovës tashmë dhe arsyeja është e kuptueshme për të gjithë

Loredana udhëton më shpesh drejt Kosovës tashmë dhe arsyeja është e kuptueshme për të gjithë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera