Në 15 minutat e mbetura, Shqipëria ka mundur të sigurojë 3 pikët e para për eleminatoret e botërorit “Rusi 2018”. Fitoren kuqezinjve ia kanë dhënë Sadiku dhe Balaj. Ndeshja u ndërpre mbrëmë për shkak të motit të keq dhe vijoi sot gjatë mesditës, minuta gjatë të cilave mundëm të siguronim fitoren.