“R.I.P Brad Pitt”, ishte ky lajmi i postuar në një faqe në Facebook, duke trembur kështu shumë fansa të aktorit. Postimi dukej mjaft i vërtetë, pasi faqja kishte vendosur imazhin e mediumit amerikan “Fox News”.
Në lajm thuhej se aktori u gjet i vdekur në shtëpinë e tij dhe se kishte lënë një letër, ku shkruante se vrau veten për shkak të ndarjes me bashkëshorten e tij.
Megjithatë doli që gjithçka ishte e rreme, pasi mediat e kanë përgënjeshtruar lajmin e vetëvrasjes, duke thënë se Brad Pitt është shëndoshë e mirë/Jeta Osh Qef.