Brad Pitt duket se është i hapur ndaj idesë për t’u bërë baba sërish, këtë herë me partneren e tij aktuale, Ines de Ramon. Por dëshira e tij duket se përballet me një “kusht” të rëndësishëm nga ana e Ines: martesa.
Burime pranë çiftit kanë bërë të ditur se Ines qëndron e palëkundur në bindjen e saj dhe nuk pranon të bëhet nënë pa një angazhim zyrtar. “Ajo kërkon siguri dhe që Brad të tregojë seriozitet në marrëdhënie,” – thuhet më tej.
Nga ana tjetër, aktori ende nuk ka bërë hapin drejt martesës, ndoshta për shkak të plagëve që nuk janë mbyllur ende nga divorci me Angelina Jolie. Sidoqoftë, lidhja me Ines shihet si një dritë e re në jetën e tij. Për Brad-in, dëshira për të krijuar sërish një familje mund të jetë një mënyrë për të mbushur boshllëkun që ka ndjerë vitet e fundit, sidomos tani që marrëdhëniet me gjashtë fëmijët nga martesa e kaluar janë përkeqësuar.
Çifti u njoh në vitin 2022 përmes një miku të përbashkët, në një kohë kur Ines ende nuk ishte zyrtarisht e divorcuar. Por që atëherë marrëdhënia e tyre ka kaluar në një nivel tjetër, dhe sipas burimeve, “çështja e një martese të mundshme është më afër se kurrë”.








