Brad Pitt dhe Angelina Jolie vazhdojnë të jenë në negociata të vazhdueshme për kushtet e divorcit. Mësohet se Brad Pitt do të kërkojë kujdestarinë e përbashkët fizike dhe ligjore të 6 fëmijëve të tyre.
Nga ana tjetër Angelina Jolie, më 19 shtatorin e kaluar kërkoi kujdestarinë e plotë për vete, me disa të drejta vizite të përfshira për ish-bashkëshortin e saj. Burime pranë Angelina-s shprehen se: “Fëmijët janë gjëja më e rëndësishme për Angelinën. Ajo ka ndenjur në shtëpi çdo ditë duke i ndihmuar, duke i mbështetur dhe ka lënë mënjanë gjithçka tjetër, edhe punën.” Gjithashtu Brad insiston se është e drejta e tij për t’u kujdesur për fëmijët njësoj si Angelina.