Brad Pitt ka vendosur mos ti nënshkruajë dokumentat e shkurorëzimit nga Jolie. Gjithë këtë aktori po e bën për hir të fëmijëve të tyre pasi nuk dëshiron të shkaktojë dëme të mëdha psikologjike tek fëmijët e tyre. Aktori 52-vjeçar duhet ti nënshkruante dje dokumentet e ndarjes (e mërkurë), por ky afat tashmë ka përfunduar. Pitt dëshiron që sëbashku me Jolie të ketë kujdestari të përbashkët për fëmijët e tyre.