Në vazhdën e ndryshimeve të mëdha në ekranet shqiptare për sezonin e ri, këto dy ditë është zbuluar një tjetër lëvizje. Gazetari i emisioneve rinore Kelvi Kadilli, ka braktisur ekranin që i dha famën, “In Tv”, për t’u shfaqur prej shtatorit në “Top Channel”. Kadilli do të mbetet në profilin e prezantuesit për adoleshentët. Ai do të drejtoje emisionin “Top Select”, i cili deri më tani është prezantuar nga disa djem e vajza. Nuk dihet ende nëse ai do të jetë i vetëm apo me bashkëprezantues./ revistawho.com








