Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn! 04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni! 04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Brandi francez “LANCASTER PARIS” feston 1-vjetorin në Shqipëri në një event krejt të veçantë!

31/05/2023
in Breaking News
Reading Time: 4 mins read
A A
Brandi francez “LANCASTER PARIS” feston 1-vjetorin në Shqipëri në një event krejt të veçantë!

Nën temën “ICONIC”,  marka franceze e çantave e aksesorëve të udhëtimit për femra e meshkuj, ka organizuar një event krejtësisht të veçantë për të festuar 1-vjetorin e saj në Shqipëri. Frymëzuar nga njëra prej linjave kryesore të saj, ajo “ICONIC”, e cilia është dizenjuar që të mbetet e e përdorshme e në garderobe për disa gjenerata e të transmetohet nga një brez në tjetrin si modele ikonike e të pakohë. Eventi “ICONIC” nga “LANCASTER PARIS”, kishte të ftuar një grup të veçantë personazhezh ga bota e medias, muzikës e infuencues të modës dhe kishte zgjedhur për këtë eksperiencë të veçantë mbushur plot aktivitete kreative, resortin më të madh e të veçantë në vend, me standarde internacionle me 5 yje “Melia Durrës”. Çdo gjë nisi si një rrugëtim me një vizitë në dyqanin ekskluziv të “Lancaster Paris” që ndodhet në katin e parë në Galeria “ETC” për të parë dhe provuar koleksionin e ri të çantave që kjo markë ofron, më pas u nisën drejt resorit “Melia Durrës” për të përjetuar një nga eksperiencat më të veçanta e të paharrueshme te tyre.





SINK


ERALDO REXHO

Gazetar

“Jam shumë i lumtur që ndodhemi në “Melia Resort” për të celebruar 1-vjetorin e “Lancaster Paris”. “Lancaster” prej 1 viti është pranë shijeve femërore dhe mashkullore, çdo shqiptar mund ta gjejë veten në dyqan, që ndodhet në katin e parë. Sot jemi mbledhur plot miq të mirë për të festuar këtë. Një nga investimet më të mëdha që është bërë në rivierën shqiptare, Melia Resort flet shqip tashmë. Përveç “Lancaster”, festojmë edhe këtë vizitë të parë të personazheve të njohur të ekranit në “Melia Resort”.

LANCASTER PARIS e pozicionuar si marke brenda segmentit modern luksoz dhe fin te artikujve te lëkures dhe aksesorëve, bashkon dizajn bashkëkohor me materiale të cilësisë së lartë dhe nje mjeshtërie të shkëlqyer duke përdorur një kombinim të teknikave moderne dhe tradicionale. Pasi u bë një nga liderët në produktet e luksin e aksesueshëm nga një gamë e gjerë blerësish në Francë, ata sot një nga lojtarët kryesorë në të gjithë botën në segmentin modern të luksit dhe jane prezent në 5 kontinente (Evropë, Azi, Australi, Amerikë dhe Afrikë), në më shumë se 1,400 dyqane kryesore. Të gjitha këto cilësi aprovohen edhe nga imazhet më të njohur të ekranit shqiptar, të cilët gjatë eventit të dedikuar, u njohën me historinë shumëvjeçare të markës.

SINK

BRULINDA LAHE

Gazetare & Moderatore

“Me aq resorte sa kam patur fatin të vizitoj, mund të them se është absolutisht i niveleve ndërkombëtare. E befasuar me madhështinë e resortit, mënyrën sesi është organizuar, më të gjitha lehtësitë dhe komoditetin e dhomës. Jam shumë e lumtur që “Lancaster” është rritur 1 vjeç në Tiranë dhe më kanë ftuar të jem pjesë e eventit më të veçantë ndonjëherë, 24 orë e shkëputur nga gjithçka e rutinës së përditshme. Një grup personazhesh që njohin cilësinë dhe finesën e markës.”

 

CINDY MARINA

Moderatore & Influencer

“Jemi këtu sot me “Melia Resort” bashkë me “Lancaster Paris”. Është një event ku jam e lumtur që jam pjesë. Është një brand prestigjioz. Po festojmë 1-vjetorin e “Lancaster Paris” në Shqipëri, një brand ndërkombëtar që vjen në Shqipëri dhe bën një event të tillë, është një gjë shumë e madhe. “Melia Resort” është një resort madhështor, duket sikur jemi në një vend, në një plazh ëndrrash, por jemi në Shqipëri.”] Ditëlindja e parë e “Lancaster Paris” u festua mes miqve të mirë, ambienteve mahnitëse, por edhe me momente argetuese edhe kreative për te ftuarit, të cilët patën mundesi te ealzonin një orë arti përgjatë së cilës pikturuan çantat e markës së “Lancaster Paris” duke i personalizuar sipas stilit të tyre. Një eksperiencë që prej tyre u cilësua si më e veçanta e realizuar më parë.

Plane Davide gjatë prezantimit

Davide Ravizza,  drejtori commercial për Lancaster Paris për Evropën e Azinë, shprehet i befasuar jo vetëm për organizimin e eventit, bukurinë e resorit dhe vlerësimin e të ftuarve për markën, por mbi të gjitha të parë në vend. Ai shprehet se e sheh më shumë potencial tregun tonë dhe që shumë shpejt Lancaster Albania pozicionuar në një qendër unike si Galeria “ETC” do të jetë një nga pikat referente të markës në Evropë Çdo gjë u mbyll me një darkë festive të organizur nga “Melia Durrës”, resorti më i madh në rajon, i pari dhe i vetmi i këtij lloji në turizmin shqiptar. Një investim prestigjioz pranë Adriatikut i grupit “Concord Investment” në bashkëpunim me brandin ndërkombëtar “Melia Hotel” i cili hapi dyert zyrtarisht më 26 maj, për të ofruar ambiente relaksi, argëtimi për çdo grupmoshë.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!
Breaking News

Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!

04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!
Breaking News

I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!

04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!
Breaking News

P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!

04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!
Breaking News

“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!

04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Next Post
Dita e fundit e muajit i pret shenjat e horoskopit me ndryshime, sekrete dhe diskutime!

Dita e fundit e muajit i pret shenjat e horoskopit me ndryshime, sekrete dhe diskutime!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera