Gazetari dhe moderatori i njohur, Blendi Fevziu, ka qenë i ftuar ditën e sotme në programin e mëngjesit, “Wake Up”. Së bashku me Ori Nebijaj dhe Isli Islamin, ai prezantoi për herë të parë, librin e tij të fundit të titulluar “Tirona e Nonës”. Ky ka qenë një libër i cili prej kohësh ka zgjuar kuriozitet tek lexuesit. Blendi u shpreh se ka nisur ta shkruajë librin në udhëtim e sipër, sapo avioni është ngjitur në fluturimin e rradhës edhe e ka vazhduar për rreth dy muaj ku të mundej në zyrë, shtëpi, hotel, avion, në tren, në plazh etj. Ky libër e rikthen Blendin në kujtimet e fëmijërisë, në Tironën e tij të dashur, aty ku u rrit dhe u kthye në një nga gazetarët më të suksesshëm në vend.